18 Prill, 2022

U infektua me koronavirus, ndërron jetë në moshën 55-vjeçare Dj i njohur


Ylli i hip-hop-it të qytetit të Nju Jorkut, DJ Kay Slay ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 55-vjeçare pas një beteje të rëndë katër-mujore me COVID-19.

Lajmi ëshë konfirmuar për The Neë York Post në një deklaratë nga familja e tij.

“Zemrat tona janë thyer nga vdekja e Keith Grayson, i njohur profesionalisht si DJ Kay Slay”, shkroi familja e ndjerë e Grayson në një homazh prekës.

 “Një figurë dominuese në kulturën Hip Hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat.”

Ata vazhduan, “Në kujtim të DJ Kay Slay, familja jonë dëshiron të falënderojë të gjithë miqtë, fansat dhe mbështetësit e tij për lutjet dhe urimet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje tragjike.”

Sipas The Sun, Grayson pati komplikacione pasi u infektua me COVID-19 dhe u shtrua në spital në muajin dhjetor.

Stacioni radiofonik hip-hop i Nju Jorkut, Hot 97, e nderoi gjithashtu reperin në një deklaratë për The Post, duke shkruar: “Hot 97 është i tronditur dhe i pikëlluar nga humbja e DJ-së tonë të dashur Kay Slay. Ne i ruajmë shumë kujtimet e krijuara gjatë njëzet e më shumë viteve që ai i kushtoi ‘Orës së Dramës’. “

Një javë para vdekjes së tij, menaxheri Wack 100 kishte zbuluar në Instagram se muzikanti ishte “ende duke luftuar” dhe kishte nevojë për të gjitha lutjet e fansave të tij.

I lindur më 14 gusht 1966 në qytetin e Nju Jorkut, Grayson filloi karrierën e tij si artist grafiti dhe performoi hip-hop në kohën e tij të lirë. Gjatë asaj kohe, ai u shfaq veçanërisht në dokumentarin hip-hop të vitit 1983 “Style Wars”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al