26 Shkurt, 2023

U dogj në pjesët intime, banori i “Big Brother VIP” heq dorë nga çmimi i madh


Banori i Big Brother VIP Kosova, Blasta i ka dhënë fund rrugëtimit të tij, pas lëndimeve që pësoi në pjesët intime.

Blasta është djegur pa dashje nga Artani në pjesët intime, teksa ka qenë duke hekurosur një bluzë. Avulli i hekurit e ka djegur dhe reagimi i Blastës ka qenë i menjëhershëm.

Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin e specializuar dhe fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është mirë, por trajtimi që ai duhet të marrë i penalizon rikthimin e tij në spektakël.

Këngëtari e përfundoi lojën e tij 1 muaj pas hyrjes në BBVIP, duke e bërë kështu Blastën konkurrentin e dytë që eliminohet nga shtëpia për shkaqe shëndetësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al