29 Prill, 2021

U bë i famshëm nga e qeshura e tij që u përdor për meme, komediani spanjoll ndërron jetë në moshën 65-vjeçare


Aktori i humorit, Juan Joya Borja, i cili u bë i famshëm nga e qeshura e tij karakteristike, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

komediani

Spanjolli i njohur me pseudonimin “El Risitas”, që do të thotë “të qeshurat”, u bë viral në vitin 2014, kur njerëzit e shpërndanë në të gjithë botën videon ku ai dëgjohej duke qeshur teksa tregonte një histori, shkruan “BBC”.

Ai vdiq të mërkurën në spital, sipas raportimit të mediave lokale. Borja filloi të haste probleme shëndetësore vitin e kaluar.

Në muajin mars, ai falënderoi të gjithë fansat për organizimin e një fushate për mbledhjen e fondeve që do të përdoreshin për t’i blerë një skuter elektronik që do ta ndihmonte të lëvizte, pasi njëra nga këmbët e tij nuk funksiononte.

Aktori i humorit filloi të ngjiste shkallët drejt famës rreth 20 vite më parë, duke u shfaqur në një program televiziv të Jesus Quintero.

Videoja e tij që u bë virale është shkëputur nga emisioni “Ratones Coloraos”, ku ai u intervistua nga prezantuesi për eksperiencën e tij si një ndihmës kuzhinier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al