19 Qershor, 2023

U bë baba në moshën 79-vjeçare, Roberto De Niro tregon arsyen se pse 7 fëmijët e tij nuk e kanë takuar akoma motrën e vogël


Aktori i njohur Robert De Niro dy muaj më parë është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare.

Nëna e vajzë së tij, Gia, është Tiffany Chen me të cilën ai është ai është i lidhur që nga vera e vitit 2021.

Së fundmi ai ishte i ftuar ë emisionin “Today” për të promovuar ‘Festivalin Tribeca’, teksa ai gjithashtu foli edhe për vajzën e tij të porsalindur dhe për shokun e tij të ngushtë, Al Pacino.

Ndër të tjera ai u shpreh se asnjë nga fëmijët e tij e kanë takuar akoma motrën e tyre më të vogël, Gia Virginia.

“Ende nuk e kanë takuar, por do ta takojnë së shpejti”, u shpreh aktori.

Ndërsa për aktorin e njohur Al Pacino i cili gjithashtu disa ditë më parë u bë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare, De Niro e uroi shokun e tij dhe u shpreh se është shumë i lumtur për të.

“Dëgjo, Al Pacino sapo u bë baba për herë të katërt. Lajmin ma thanë dje në mëngjes dhe ai është disa vjet më i madh se unë. Zoti e bekoftë, jam shumë i lumtur për të”, tha ai.

Kujtojmë se De Niro gjithashtu ka dy fëmijë Drena dhe Raphael nga martesa e tij e parë me Diahnne. Binjakët Aaron dhe Julian nga lidhja e tij e mëparshme me Toukie Smith; dhe dy fëmijë Elliot dhe Helen nga martesa e tij e mëparshme me Grace Hightower.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al