7 Prill, 2023

U akuzua se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, reagon për herë të parë Steven Tyler


Kur këngërari Steven Tyler ishte 25 vjeç, ai nisi një romancë Julie Misley në vitin 1973, por gjërat duket se nuk shkuan aq mirë pasi kjo e fundit e a akuzoi artistin për abuzim seksual rreth tre muaj më parë.

Ditët e fundit, Tyler ka vendosur të reagojë ndaj këtyre pretendimeve ku u shpreh se Julie bëri gjithçka me dëshirën e saj. Tyler pretendon se ai kishte imunitet si kujdestar ligjor i gruas në atë kohë. Këngëtari gjithashtu po kërkon që padia të rrëzohet pasi ai citon 24 mbrojtje pozitive ku ai mohon të gjitha akuzat. Gjithashtu ai thekson se Misley nuk pësoi ndonjë lëndim ose dëmtim si rezultat i ndonjë veprimi nga i pandehuri.

Misley e akuzon Tylerin se e detyroi dhe e bindte të mendonte se kishin një lidhje dashurie romantike. Pavarësisht se nuk përmendi emrin e Steven Tyler në padi, është e qartë se ai është ai për të cilin ajo flet për shkak të rrëfimeve të saj të mëparshme për romancën e tyre.

Vetë rokeri pranoi gjithashtu se kishte një lidhje me një vajzë 16-vjeçare pa emër gjatë fillimit të viteve 1970.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al