11 Prill, 2022

Tyra Banks dhe Kim Kardashian reagojnë për herë të parë pas akuzave për fotoshop


Pas akuzave nga ndjekësit për përdorimin e fotoshopit në setin e fundit fotografik, Tyra Banks ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Kim Kardashian dhe figurave të tjera të njohura që pozuan për Skims.

Në fillim të kësaj jave, linja SKIMS e Kim Kardashian publikoi një fushatë të re , me supermodelet Tyra Banks, Heidi Klum , Alessandra Ambrosio dhe Candice Swanepoel .

Kur u publikuan fotot, shumë njerëz e sulmuan Kim, duke e akuzuar se po fotoshoponte fotot për ta bërë Tyra Banks të dukej më e dobët.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Tyra mbrojti setin fotografik.

“Kjo është diçka për të cilën kam folur për dekada,” tha Tyra gjatë një interviste me Kim në Today . “Pra, unë jam jam gati 50 vjeç në këtë fushatë – mendoj se është shumë fuqizuese.”

Nëse nuk e dinit, Tyra bëri histori në vitin 1997 si gruaja e parë zezake që fitoi një kopertinë solo të rroba banje Sports Illustrated .

Gjithashtu në intervistë, Tyra kujtoi se si Kim e bindi atë të dilte nga “pensioni i modelingut” për të pozuar për SKIMS .

“[Kim] tha kur isha në kopertinën e Sports Illustrated , ajo nuk kishte parë gjokse reale dhe të mëdha,” kujton Tyra . “Ajo tha se kjo i dha vetëvlerësim për trupin e saj. Kështu, ne patëm një bisedë serioze dhe më në fund thashë, ‘Le ta bëjmë këtë!’”

Kim shtoi: “Ne sapo patëm një bisedë të sinqertë nga zemra dhe ajo mori vesh se çfarë përfaqëson marka, pse e nisa markën – dhe unë jam vetëm për të mbështetur gratë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al