1 Maj, 2019

Tronditet bota e futbollit, Iker Casillas pëson infarkt. Ja si është gjendja e tij tani


Një lajm që ka tronditur botën e futbollit, vjen nga Portugali. Iker Casillas portieri i Portos dhe ish-portieri i Realit është shtruar me urgjencë në spital.

Sipaz mediave portugeze, spanjolli ka pësuar një  atak kardiak dhe ka shkuar me urgjencë në qendrën shëndetësore “CUF Porto Hospital”.

Mediet portugeze kanë bërë me dije se gjendja e portierit është normalizuar dhe është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al