11 Prill, 2018

Tronditen teleshikuesit, e ftuara ‘heq’ hundën live dhe tregon të vërtetën e dhimbshme (FOTO)


Jayne Hardman i tronditi shikuesit e një programi televiziv mëngjesi në Britani, kur “ka hequr” hundën e saj të rreme në transmetim live dhe doli se në vend të saj ajo kishte një gropë të madhe.

48-vjeçarja tha se hunda e saj filloi të “shkërmoqej” pasi kishte pësuar një aksident në vitin 2012. Qeni përplasi kokën e tij në fytyrën e saj duke i shkaktuar ënjtje dhe gjakderdhje.

Por në vend të shërimit, hunda e saj filloi të shpërbëhej. Më në fund ajo u diagnostikua me sëmundjen e Wegener-it – një gjendje e rrallë që shkakton që enët e gjakut të inflamohen.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al