7 Maj, 2019

Tre vite pas ndarjes nga Xhesika Berberi, ish-i dashuri i modeles do të bëhet baba (FOTO)


Ish-i dashuri i modeles së njohur Xhesika Berberi, Evald Balla, do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Fiona Guxholli. Çifti u kurorëzua në janar të këtij viti, në Bashkinë e Tiranës.

“Që në momentin e parë që të pashë kishte magji dhe e besoj me të vërtetë këtë. Ne tani po i japim jetë një fëmije dhe kjo është një tjetër mrekulli. Duket sureale por bashkë ne mund të bëjmë gjithçka dhe me ty në krah unë besoj se qielli është limiti. Mami dhe babi i ardhshëm”, shkruan Fiona në postimin e saj në “Instagram”.

Guxhollar ka publikuar gjithashtu edhe disa fotografi nga ekoja dhe disa foto me Evaldin, ku ajo zbulon edhe barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë kujtojmë se Xhesika dhe Evald qëndruan në një lidhje për një kohë të gjatë, të cilën Berberi e bëri publike në rrjetet sociale apo nëpër intervista në 2016-n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al