9 Qershor, 2021

Tre muaj pas lindjes, aktorja e njohur flet hapur për pasiguritë që ndjen nga ndryshimi i trupit


Ashley Tisdale ka pranuar se nuk ndihet mirë me trupin e saj, pasi mirëpriti në jetë të bijën, disa muaj më parë.

ashley tisdale (5)

Aktorja 35-vjeçare ndau eksperiencën në një postim në blogun e saj, “Frenshe”, në lidhje me ndryshimin e trupit pas lindjes, raporton “People”.

Në artikullin me titull “Getting Real About My Body After Baby”, Tisdale ka folur hapur për faktin se nuk ndihet e lumtur në lëkurën e saj.

ashley tisdale (8)

Ka kaq shumë modele dhe influencuese me të cilat e kam krahasuar udhëtimin tim personal,”– tha Tisdale, duke theksuar se Instagrami mund të jetë një shkak kryesor i këtyre krahasimeve jo të shëndetshme. “Dhe pastaj, mendoj: Prit, ato sapo lindën një fëmijë dhe duken kështu???

ashley tisdale (6)

Aktorja shtoi se ka punuar shumë për humbjen e peshës që kur lindi të bijën, Jupiter, në mars.

ashley tisdale (12)

Aktorja tregon se megjithëse disa xhinse që ka pasur më parë i bëjnë, sërish nuk është në përmasat që kishte para shtatzënisë. Megjithatë, qëndrimi i saj ndryshoi kur po fliste me disa mikesha që janë bërë nëna dhe po krahasonin trupat e tyre me trupin e saj.

ashley tisdale (4)

Atëherë e kuptova që nuk mund t’i krahasojmë trupat tanë me njëri-tjetrin“, shkruan ajo. “Të gjithë do të kenë një udhëtim ndryshe dhe është e rëndësishme të mos komunikojmë ndjenja negative ndaj trupit tonë.

ashley tisdale (10)

Tisdale e përfundoi postimin duke i nxitur ndjekësit që të duan veten mbi të gjitha.

ashley tisdale (3) ashley tisdale (2) ashley tisdale (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al