26 Korrik, 2022

Tradhtia përndjek motrat Kardashian/ Pas Khloe, rradhën e ka Kim, fotot kompromentuese të Pete Davidson


Të jetë edhe ky rasti kur një dashuri e madhe thyhet nga një tradhti?

Disa ditë më parë Kim Kardashian fluturoi deri në Australi për të takuar të dashurin e saj, komedianin Pete Davidson. Ky i fundit nga disa foto të bëra publike duket se e ka shfrytëzuar ikjen e Kim për tu afruar me një femër tjetër.

Po flasim për disa imazhe ku duket Davidson i përqafuar me një të panjohur në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards”. I veshur me një T-shirt të verdhë dhe kapele jeshile, i dashuri i Kim duket i buzëqeshur teksa mban afër një grua.

Akoma është e paqartë nëse pas Khloe Kardashian do të jetë Kim e rradhës e familjes së famshme që do vuaj një tradhëti, apo thjesht bëhet fjalë për një kolege.

Themeluesja e SKIMS, e cila ka 4 fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin Kanye West, u fotografua duke zbritur nga avioni i saj privat më 16 korrik, e veshur me një veshje krejt të zezë. Çifti, i cili filloi të takohej vjeshtën e kaluar, ka qenë fizikisht i ndarë për katër javë.

Ndërsa Pete ka qenë i zënë duke punuar në anën tjetër botës, Kim e ka treguar dashurinë e saj nga larg përmes rrjeteve sociale. Më 11 korrik, ylli i Kardashians postoi disa foto të lezetshme të çiftit në Instagram, duke përfshirë foto të tyre duke u qetësuar pranë një pishinë dhe Kim duke mbështetur këmbët e saj në gjoksin e komedianit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al