9 Shkurt, 2018

Tjetër buton në “Facebook”, ja për çfarë bëhet fjalë


Rrjeti më i madh social “Facebook” po teston një buton të ri të quajtur “downvote”. Ky i fundit do t’u mundësojë përdoruesve që të fshehin komentet dhe të vendosin reagime për të.

Gjithsesi, rrjeti social ka mohuar se zërat se ky aplikacion do të jetë një buton “dislike”, të cilin shumë përdorues të “Facebook”-ut e kanë kërkuar.

Aktualisht butoni i ri “downvote” po testohet vetëm në një numër të vogël personash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al