8 Janar, 2023

Tifozja seksi e Botërorit, “çmend” rrjetin me postimet e saj


Tifozja më e zjarrtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, ka rimarrë pulsin duke shfaqur kthesat e saj të pabesueshme me një veshje të zezë të ngushtë.

Ish-Miss Kroacia ra në sy të fansave anembanë globit në Katar kur po ndiqte kombin e saj dhe bënte tifo nga tribunat në secilën ndeshje të tyre. Që atëherë, Ivana ka fituar më shumë se 3.5 milionë ndjekës në aplikacionin e mediave sociale. Kroacia performoi mirë në turne, duke arritur në gjysmëfinale, dhe bomba 26-vjeçare i argëtoi tifozët jashtë fushës me disa postime provokuese.

Ajo është parë shpesh e veshur me fustane me kuadrate bardh e kuq teksa përkrahte skuadrën në tribuna. Dhe ajo ka çmendur edhe një herë fansat me postimin e saj të fundit në llogarinë e Instagramit. Ajo pozoi me një kostum të shkurtër me ngjyrë të zezë që ia vinte në pah linjat e mrekullueshme të trupit.

Në imazhet para pasqyrës, Ivana arriti që edhe një herë tjetër të merrte vëmendjen e fansave të saj të shumtë. Knoll e cila aktualisht po qëndron në Amerikë është pare së fundmi edhe në shoqëri të emrave të famshëm si aktorit Jamie Fox dhe reperit Drake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al