28 Dhjetor, 2017

TIFF, festival kualifikues për çmimet “Oscar”


“Jemi të entuziazmuar dhe të nderuar t’ju njoftojmë se jemi miratuar si një nga festivalet kualifikuese në konkurrimin zyrtar të ‘Oscar Academy Awards®’, e cila është një mundësi e jashtëzakonshme për kineastët pjesëmarrës dhe fituesit e ardhshëm të çmimit ‘Best Short Film’. Ky është njoftimi zyrtar që vjen nga Tirana International Film Festival.

tiff

Akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë – TIFF, si një nga festivalet zyrtare të Akademisë që ka atributin e nominimit për “Oscar” për çmimin e filmit të shkurtër. Drejtori i këtij Festivali, Agron Domi, i cili sapo ka shpallur hapjen e aplikimeve për edicionin e 16-të të TIFF, përveç entuziazmit për këtë lajm, vlerëson potencialet që hapen për kineastët.

“Nuk është një lajm që thjesht gëzon Festivalin në aspektin kualitativ, por është një avantazh i madh për rajonin, për Ballkanin, Shqipërinë dhe Kosovën, apo filmat që vijnë në shqip. Kjo është një mundësi për të penetruar në nominimet “Oskar”, që është një mundësi e madhe njohjeje promocioni jo vetëm të autorit, apo autorëve, por edhe vendit nga vjen”, thekson Agron Domi, Drejtor i Festivalit TIFF. Ndër të tjera, kjo i jep TIFF-it, si i vetmi festival ndërkombëtar i filmit në Ballkan, jo vetëm mundësinë për të sugjeruar film të shkurtër për “Oscar”, por edhe një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave europianë dhe jo vetëm.

Të njëjtën rrugë ndoqi dhe filmi i shkurtër nga Kosova, “Shok”, i cili u nominua për “Oscar” nga një festival i tillë. “Rasti i filmit ‘Shok’ tregoi se çfarë jehone pati filmi vetë dhe Kosova për këtë ngjarje kaq të rëndësishme”, tha Domi. Janë 84 festivale të rëndë- sishme ndërkombëtare, që fituesi i tyre në ‘short category’ nominohet për ‘Oscar’ animation, fiction ose documentary.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al