6 Maj, 2024

“Ti vdes për Romeon”/ Plas keq mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit! Moderatorja: Injorante! Modelja: Vajzë e ndyrë, e paedukatë


Moderatorja Erjola Doçi mbrëmjen e djeshme ka debatuar ashpër me Françeska Muratin, ku shkak është bërë deklarata e modeles se banorja “vdes për Romeon”.

Me tone të larta konkurrentja ka shpërthyer keq ndaj modeles, duke hedhur poshtë aludimet e banorëve që është ka pëlqim për aktorin.

“O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër ‘TCH’, s’kam pritur ‘Big Brother’. O e çmendur, ti nuk je në terezi?”- i tha Erjola.

“Ta kam thënë para katër javës në vaskë por ti nuk e mban mend. Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon të qesh buza”– iu drejtua Françeska, duke treguar se deklarata e Graciano Taganit është e vërtetë, ndërsa moderatorja e quajti atë injorate.

“O vajzë e ndyrë”– iu khye Françeska Erjolës.

Debati:

Françeska: Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon.

Erjola: Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër ‘TCH’, s’kam pritur Big Brother, o e çmendur, ti nuk je në terezi.

Françeska: Këto ofendime që dalin nga goja jote mbaji për veten tënde ok.

Erjola: Do një teori të re për t’i rënë çiftit.

Françeska: Sa e dobët je, plehrat në krevat, ofendimet nga më të ndyrat, histerizmi në maksimum, Erjola rregullo sjelljen tënde, je duke u treguar vajzë skandal.

Erjola: Ik o Françeska kap një copë teori nga Graciano.

Françeska: Ta kam thënë para katër javës në vaskë por ti nuk e mban mend. Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon të qesh buza.

Erjola: Sa injorante.

Françeska: Mbaje gojën se nuk të kam ofenduar asnjëherë. O vajzë e pa edukatë.

Erjola: O e obesionuar pas Heidit dhe Romeos dhe gjen detaje me u zënë me të gjithë. O e fiksuar.

Françeska: O vajzë e ndyrë.

Frjola: O horror!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al