14 Shtator, 2018

“Ti je gjysma ime”, Morena Taraku ndan momentin prekës me fansat e saj (FOTO)


Morena Taraku është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Këngëtarja në jo pak raste publikon edhe foto të nënës së saj të ndjerë, duke treguar kështu se sa shumë e ndjen mungesën e saj.

Sot, Morena e ka kujtuar të ëmën me një postim në “Instastory”. Ajo do të festonte ditëlindjen, e për këtë arsye këngëtarja ka zgjedhur që ta kujtojë në një mënyrë shumë të veçantë.

Në “Instastory”, Morena ka publikuar një foto ku shfaq gjysmën e fytyrës së saj dhe gjysmën e fytyrës së nënës së saj.

 

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, mami”, shkruan Morena krahas fotos ku vihet re se ajo është kopje identike e së ëmës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al