16 Gusht, 2021

Tha se nuk i ka jep asnjë qindarkë nga fitimet e tij, reagon për herë të parë nëna e regjisorit të famshëm për deklaratën e tij të bujshme


Pak ditë më parë regjisori Quentin Tarantino foli për fëmijërinë e tij, ndërsa kujtoi se nuk ishte nxënës shumë i mirë në shkollë, por ishte i mirë vetëm në lexim, shkrim dhe histori. Tarantino rrëfeu se e ëma e vuante pjesën që ai nuk kishte aftësi të mira në të gjitha lëndët.

quentin tarantino (1)

Një ditë, duke parë dëshirën e tij të madhe në shkrim, që së fundmi ishte kthyer në një pasion për të krijuar skenarë, ajo i tha fjalët që kanë mbetur edhe sot në mendjen e tij dhe që e bënë regjisorin të merrte një vendim drastik që në moshën 12-vjeçare kur nisi karrierën e tij, shkruan “Page Six”.

quentin tarantino (2k)

Tarantino kujtoi se e ëma i tha duke bërë thonjëza me gishta se “karriera e tij e vogël e shkrimit” ka marrë fund! Kështu ai vendosi që të mos i jepte asnjë qindarkë të ëmës kur të fitonte para gjatë viteve të tij të punës.

Por Connie Zastoupil, nëna e Tarantinos, nuk pati dëshirë të përfshihej në debat pasi fjalët e djalit të saj bënë xhiron e mediave. Ajo tha në një deklaratë të mërkurën për “USA Today” se “nuk do të merrte pjesë në këtë tërbim mediatik” ku komentet “rrotullohen dhe bëhen virale pa kontekstin e plotë“.

quentin tarantino (2)

Tarantino tha se e ëma është akoma gjallë, por tregoi se vendimin për t’i ndërprerë ndihmën financiare e kishte marrë shumë kohë më parë:

Ka pasoja për fjalët që u thoni fëmijëve tuaj. Mbani mend që ka pasoja për tonin tuaj sarkastik në lidhje me atë që është e rëndësishme për ta.”

quentin tarantino (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al