6 Prill, 2023

Tha se nuk e telefonoi askush pas daljes nga “BBVIP”, Maestro i ‘kundërpërgjigjet’ deklaratës së Kiarës: Kemi folur bashkë dhe doja ta takoja sepse e di…


Kiara Tito dhe Armaldo Kllogjeri kishin një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP”.

Miqësia e tyre u prish në momentin kur Maestro vendosi që në një diskutim me Oltën, ti kërkonte të nxirrte në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën. Gjë e cila solli dhe krisjen e raportit të ngushtë që Armaldo kishte krijuar dhe me Luizin.

Mirëpo pas daljes së Kiarës nga “BBVIP”, Maestro duket se i ka lënë pas hatërmbetjet dhe e ka telefonuar Kiarën për të pyetur sesi po e përjetonte fazën e post- Big Brotherit.

Pas rikthimit në lojë, Kiara deklaroi se pasi doli nga reality shoë, askush nuk e telefonoi atë nga ish-banorët, fjalë të cilat sipas Maestros nuk janë aspak të vërteta.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, ish-banori u shpreh se ka dashur që ta takojë Kiarën.

“E fundit meqë më pyesni shumë. Dje (Kiara) tha si smë mori njeri në telefon kur isha jashtë. Ne fakt e kam kontaktuar sepse kam shume vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh”, tha Maestro.

Më pas ai ka publikuar dhe mesazhin e një ndjekëse që i kërkon t’a fshijë postimin, duke pretenduar se Kiara nuk e pati me gjithë banorët, por me Efin.

Ndërsa Maestro u përgjigj duke i thënë se ai nuk e tregoi se çfarë kanë biseduar dhe i këshilloi që të mos përfshiheshin shumë:

“Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju do Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al