23 Prill, 2021

Tetë çifte të famshmish që vërtetuan se dashuria është një thesar që duhet gjetur pasi të mbushni 40 vjeç


Të gjesh dashurinë pasi të kesh mbushur 40 vjeç nuk është një ideje e çmendur. Në fund të fundit, kush tha që dashuria ka një moshë?

te famshem

Dikush mund të ndiejë që një person është përputhja e tyre e përsosur, pa marrë parasysh sa vjet ai ose ajo ka jetuar, sepse mosha nuk ka të bëjë me një numër, por ka të bëjë me lidhjen me të tjerët, shkruan “Bright Side”.

Dhe nëse nuk besoni, thjesht duhet të shikoni të gjithë të famshmit që, pasi mbushën 40 vjeç (ose edhe më të vjetër), arritën të gjenin lumturi, dashuri dhe afeksion te një partner, i cili do të jetë atje për t’i mbështetur ata në udhëtimin e jetës.

  1. Marcia Cross dhe Tom Mahoney

te famshem (7)

Marcia Cross , e cila u bë e njohur gjerësisht për rolin e saj si Bree Van de Kamp në komedinë-dramë, “Shtëpiake të Dëshpëruara, u martua me agjentin e aksioneve, Tom Mahoney në qershor të vitit 2006. Atëherë, ajo ishte 44 vjeç dhe ai ishte 48, dhe kjo nuk i ndaloi ta shijonin marrëdhënien me njëri-tjetrin. Në fakt, që nga ajo kohë, ata janë martuar për fat të mirë dhe tani janë prindër të vajzave binjake, Eden dhe Savannah.

  1. James Brolin dhe Barbra Streisand

te famshem (1)

Një nga aktoret më të njohura në botë që mori famë falë shfaqjeve të saj të shumta tek “Hello Dolly!”, në vitin 1998 vendosi t’i thoshte “po” James Brolin, i cili është një aktor filmi dhe televizioni, si dhe producent dhe regjisor. Në atë kohë, Streisand ishte 56 vjeç dhe Brolin ishte gati 58 vjeç. Sot, ata janë ende të martuar dhe shumë të lumtur.

  1. Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk

te famshem (3)

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk u martuan kur të dy ishin mbi 40 vjeç. Kjo ndodhi në shtator 2018, dhe Paltroë ishte 46 vjeç ndërsa Falchuk ishte 48. Ata rrëfyen se sekreti i dashurisë së tyre të madhe qëndron në rregullat e veçanta të bashkëjetesës që ata vendosën. Për shembull, ata në të vërtetë pritën për pak kohë para se të transferoheshin së bashku pas martesës. Vetëm një vit më vonë ata nisën bashkëjetesën. Në fakt, Chris Martin, ish-burri i Paltrow, me të cilin ka 2 fëmijë, ka ende një dhomë në shtëpinë e saj.

  1. Vanessa Williams dhe Jim Skrip

te famshem (4)

Vanessa Williams u martua me partnerin e saj aktual, Jim Skrip, në 2015 kur ishte 52 dhe ai ishte 55 vjeç. Çifti kishte qenë në një lidhje për 3 vjet para kësaj. Ata u takuan gjatë pushimeve në Egjipt, duke lundruar poshtë Nilit dhe pikërisht në atë mjedis romantik u dashuruan të dy.

  1. Salma Hayek dhe François-Henri Pinault

te famshem (6)

Në mars 2007, kur Salma Hayek ishte 40 vjeç, ajo njoftoi se jo vetëm që ishte e fejuar, por se ishte edhe shtatzënë. Djali me fat nuk ishte askush tjetër veç biznesmenit francez, François-Henri Pinault . Në vitin 2009, çifti i lumtur u martua kur ajo ishte 42 dhe ai 46 vjeç. Ata kanë vetëm një vajzë së bashku, Valentina. Sidoqoftë, Pinault kishte 3 fëmijë nga martesat e mëparshme me të cilët Hayek shkon shumë mirë.

  1. Amy Adams dhe Darren Le Gallo

te famshem (8)

Të paktën, mund të themi se ylli i “Enchanted Amy Adams” nuk nxitonte të  martohej me partnerin e saj, aktorin dhe artistin tjetër Darren Le Gallo, të cilin ajo e takoi në klasën e aktrimit në vitin 2001. Pas një lidhje 14-vjeçare dhe pavarësisht fakti që u fejuan 7 vjet më parë, çifti vendosi të martohej në një ceremoni të mbajtur në Santa Barbara, California në 2015, kur të dy ishin në të dyzetat.

  1. Gwen Stefani dhe Blake Shelton

te famshem (2)

Një marrëdhënie romantike midis mbretit të muzikës country dhe një ylli të muzikës pop mund të duket e paimagjinueshme për shumë njerëz, por nuk është kështu për Gwen Stefani dhe Blake Shelton. Çifti i lumtur u dashurua për herë të parë në setin e “The Voice” në 2015. Po atë vit, ata njoftuan për publikun se ishin çift: ajo ishte 46 vjeç dhe Shelton, 39 vjeç. Ata kanë qenë së bashku që nga ajo kohë dhe u martuan në tetor 2020.

  1. Sofía Vergara dhe Joe Manganiello

te famshem (5)

Aktorja Sofía Vergara filloi të dilte me Joe Manganiello në 2014. Në atë kohë, Vergara ishte 42 vjeç dhe Joe ishte gati të mbushte 38 vjeç. Por në vitin 2015 ata u martuan më 22 nëntor në një ceremoni të mbajtur në një vendpushim luksoz në “Palm Beach”. Ajo atëherë ishte 43 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al