23 Tetor, 2020

“Temë tabu sepse lidhet me masturbimin”- Këngëtarja e famshme lançon lodrën e seksit, inkurajon femrat të flasin për kënaqësinë seksuale


Këngëtarja e famshme britanike, Lily Allen iu është bashkuar një marke gjermane për të prodhuar lodrën e saj të seksit, si edhe për të filluar një diskutim rreth seksualitetit femëror.

Ajo u shpreh se po bashkëpunon me kompaninë e lodrave të seksit “Womanizer” për të lëshuar “Liberty” që do kushtojë 99 dollarë.

Përveç lançimit të vibratorit, ajo po kryeson edhe fushatën  #IMasturbate të kompanisë, duke inkurajuar gratë të ‘përqafojnë’ seksualitetin e tyre.

“Lodrat seksuale shihen ende si në temë tabu sepse e dini lidhen me masturbimin dhe kënaqësinë e femrës. Unë mendoj se kënaqësia e femrës në vetvete është një temë tabu,”- tha Allen në një video.

Më pas shtoi: “E vetmja mënyrë për të bërë që temat tabu të mos jenë më tabu është të flasësh për to hapur dhe shpesh, pa ndjerë turp ose faj.”

Womanizer është një nga shumë markat që punojnë për të riformuar estetikën e lodrave seksuale.

“Shpresoj që ky bashkëpunim bëjë që njerëzit të flasin hapur masturbimin dhe nëse dikush si unë mund të flasë hapur për këtë pa turp, atëherë ata mund të ndihen të prirur ta provojnë vetë, një botë krejt e re pret,”– përfundoi këngëtarja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al