8 Korrik, 2022

“Të hëngshin macet gocën. Fëmijë i poshtër”/ Ndjekësja “vjell vrerë” mbi fëmijët e Almeda Abazit, nuk do ta besoni reagimin e modeles (FOTO)


Ndonëse prej vitesh ka krijuar familjen e saj në Turqi, Almeda Abazi ndiqet me kuriozitet nga ndjekësit shqiptarë.

Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpeshherë ndan momente nga përditshmëria e saj. Përpos dashamirësve, ka edhe nga ato që “ofendojnë” në profilin e aktores. Së fundmi, Almeda ka ndarë Instagramin e saj disa sharje nga një ndjekës.

“Të hëngshin macet Alina (vajza e Almedës)”,-shkruan komentuesja në një video të postuar nga missi shqiptar, ku duket vajza duke luajtur me mace.

Por nuk mbaron me kaq, ndjekësja vazhdon me ofendimet e saj, këtë herë drejtuar vetë Almedës: “Sa e shëmtuar,”- shkruan ajo.

Dhe sikur të mos mjaftonte komentuesja “vjell vrerë” edhe mbi një video ku duket djali i modeles, Efehani.

“Fëmijë i poshtër,”- ka qenë komenti i ndjekëses.

Pas gjithë këtyre sharjeve, të gjithë mund të prisnit një reagim të ashpër nga ana e Almedës. Mirëpo missi shqiptar ka habitur me qetësinë e saj, duke mos dashur t’i kthehet keq ndjekëses së saj.

“Po pse,”-shkruan Abazi me disa të qeshura.

Ju kujtojmë që Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Almeda Abazi publikon videon e të birit duke folur shqip - Insajderi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al