13 Maj, 2018

Të gjithë sytë te Doktori, evitojnë shkallët ku u rrëzua Jorida


Duket një skenë disi e çuditshme teksa sheh deputetët e Partisë Demokratike në krye të shkallëve, në hyrje të Parlamentit, të gjithë në rresht dhe të gjithë i kanë sytë te Sali Berisha.

Në fakt, ka një arsye. Sipas reporterëve të Parlamentit, ka një problem me shkallët, sidomos kur bie shi. Ato bëhen rrëshqitëse dhe kanë ndodhur jo pak aksidente aty, teksa janë rrëzuar disa deputetë.

Herën e fundit, aty u rrëzua deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Madje, vetë Berisha bëri një batutë në ato momente, kur i tha, se e pa syri i keq. Por, ndërkohë që po tentonte të zbriste shkallët nga i njëjti vend, deputetët demokratë i sugjeruan Doktorit të spostohej te pjesa e tapetit, në mënyrë që të mos rrezikonte. Dhe Doktori veproi ekzakt ashtu siç i sugjeruan kolegët. Në këto kohë tensionesh politike, një rrëzim nga shkallët është i tepërt.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al