Padyshim që William Levy është një ndër aktorët më të bukur dhe më të pashëm spanjoll.
Ai ka luajtur në shumë filma të ndryshëm në role kryesore dhe një pjesë e tyre janë transmetuar edhe në Shqipëri.
Ylli i telenovelave spanjolle bëri për vete femra dhe të gjitha e ëndërronin atë.
Por vetëm një shqiptare ka arritur të tërheqë vëmendjen e tij. Bëhet fjalë për aktoren shqiptare Delinda Disha e cila ka marrë një mesazh nga William.
Kjo e fundit e kishte bërë tag aktorin në një postim të filmit, ku Levy ka luajtur dhe ai i ktheu mesazh duke i shkruar: “Përshëndetje”.
Delinda tregoi mesazhin e aktorit në InstaStory.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al