6 Janar, 2023

“Të bën të dalësh nga vetja”/ Dea dhe Tea flasin për Gentin: Dikush duhet t’i thojë ndalo!


Dea dhe Tea kanë diskutuar së fundmi debatin që Genti pati me Oltën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Nëse ka një njeri që mua më ka ngacmuar nervat në shtëpi është Genti”- u shpreh aktorja.

Ajo theksoi se Genti me muhabetet e tij të bën të dalësh nga vetja dhe dikush duhet ta ndalojë pasi nuk mund të bëhët sherr për çdo pjatë.

“Do, s’do në një pikë ai të bën të dalësh nga vetja , me muhabetet që bën. Dikush duhet t’i thojë ndalo! Nëse ai vazhdon për çdo pjatë të bëj sherr, nuk e di! Unë e pashë vetë!”– u shpreh Dea.

Kujtojmë se Tea, Luizi dhe Kiara kanë qenë të vetmit banorë të cilën kanë zgjedhur t’i qëndrojnë pranë Gentit pas debatit të tij të ashpër një natë më parë me aktoren Olta Gixhari.

Teksa qëndronin jashtë në oborr, Tea e ka krahasuar situatën e krijuar me Gentin me atë që i ndodhi Zhaklinës pasi edhe ajo pati një përplasje me aktoren.

Ajo tha se Olta po bën fushatë politike kundër Gentit, megjithatë tha se pjesa tjetër e banorëve nuk janë larguar prej tij vetëm për këtë shkak.

Pjesë nga biseda:

Tea: Arsyeja pse të janë kthyer të gjithë, ti mendon se është për shkak të Oltës. Olta po bën fushtatë politike, kjo është e vërtetë! Olta këtë e bën me çdo person që ka përplasje, siç e bëri me Zhkalinën, por ty nuk po të largohen të gjithë për shkak të saj. Tani ti këtë gjë se bën për shoq, ti nuk e ke strategji, se ty realisht nuk të pëlqen kur të tjerët futen në kuzhinë.

Genti: Ajo u kap një fjale, dhe shfrytëzoi rastin që të gjithë keni pas me mua gricje, dhe erdhi tek ju me radhë….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al