5 Maj, 2018

Tani mund të blini online nga “Instagram”-i


Kompania CNBC ka konfirmuar se tashmë mund të ruani informacionet e pagesave apo blerjet e produkteve direkt nga aplikacioni i “Instagram”-it.

Ajo ka bërë të ditur se risia e pagesës do të shfaqet te rregullimet në aplikacion, me mundësinë për të shtuar informacionet e kartës së kreditit, gjurmimin e pagesave të mëparshme dhe vendosjen e një PIN për siguri shtesë.

Ka qenë TechCrunch i pari që ka dhënë lajmin. Pra, kjo do të thotë që tani mund të blini produkte në një faqe interneti, direkt nga faqja e tij në “Instagram”, duke ndjekur një faqe të veçantë dhe duke ndjekur procedurat normale të pagesës. Kjo është një tjetër përpjekje për të mbështetur bizneset dhe reklamat në platformën e “Instagram”. Rrjeti social, gjithashtu në pronësi të “Facebook”, po ndërton në këtë mënyrë modelin e vetë të reklamës. Në javët e fundit të njëjtin përditësim bëri dhe “Snapchat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al