24 Korrik, 2018

Talli Encën dhe të motrën për peshën, Uindi i përgjigjet komentuesit: Ti…


Motra e këngëtares Enca, Uindi Haxhia është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”.

Postimet e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë vëmendjen e ndjekësve dhe pozat e saj marrin qindra komente.

Por ka edhe nga ata ndjekës që nuk i pëlqejnë postimet e Uindit dhe lënë komente jo shumë të këndshme. Njëri prej tyre ka komentuar foton e fundit të Uindit, e cila shfaqet në një vaskë, teksa me shishe në dorë po mbushte gotën e shampanjës.

“Hani më pak ti dhe Enca se latë nam”, ka shkruar fansi në foton e Uindit. Kjo e fundit nuk ia ka përtuar dhe i ka kthyer përgjigje duke e lënë me “gisht në gojë’.

“Ti po s’pate për të ngrënë, me thuaj”, i ka shkruar Uindi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al