11 Shtator, 2017

Talenti i panjohur i Fatmir Mediut, këndon ‘live’ në dasmën e mikut të tij


E kemi parë gjithmonë nën petkun e politikës, ndërsa kësaj radhe deputeti Fatmir Mediu na ka befasuar të gjithë. Kreu i republikanëve ka hequr mënjanë pak për çaste postin e zyrtarit dhe ka shijuar momentet familjare.

Fundjavën që lamë pas ai ka qenë i ftuar në dasmën e një miku të tij. Ndonëse ka kërcyer nën ritmet e muzikës popullore shqiptare, Mediu ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar disa këngë, siç e konfirmon edhe fotoja. Dasmorët të gjithë njëzëri kanë mirëpritur ‘guximin’ e ish-ministrit dhe e kanë përshëndetur atë me duartrokitje./Gazeta Dita/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al