28 Nëntor, 2017

Takim i përmallshëm mes Bledi Çuçit dhe Ben Blushit


Nuk ka mundësi ta takojë në Parlament pasi, siç e dimë, Ben Blushi, kryetar i Partisë LIBRA, nuk arriti të fitojë një mandat deputeti. Sistemi zgjedhor penalizon partitë e vogla dhe kjo u vërtetua në rastin e LIBRA-s, e cila arriti të mbledhë mbi 20 mijë vota dhe të mos nxjerrë as edhe një deputet në Parlament.

Ndërkohë që partitë e mëdha mund të nxjerrin një deputet edhe me 5000 vota. Pa dyshim që zgënjimi i Blushit ka qenë shumë i madh, ashtu siç ka qenë i madh edhe zhgënjimi i pjesës intelektuale, të cilët ndiheshin të përfaqësuar në Parlament nga Blushi, që bënte një opozitë shumë të fortë, përtej së majtës dhe së djathtës.blushi

Pak ditë më parë, Blushi është takuar rastësisht në rrugë me Bledi Çuçin, ish-ministër i qeverisë Rama. Ata janë takuar me shumë përzemërsi, ku nuk dihet nëse Çuçi mund t’i ketë shprehur zhgënjimin dhe keqardhjen që një politikan si Blushi nuk është deputet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al