20 Mars, 2018

Supermodelja seksi e pranon: Kam bërë operacione plastike


Supermodelja Bella Hadid është një ndër femrat më të bukura në botë, por dikur nuk ishte e tillë.

Hadid që nga adoleshenca ka pësuar ndryshime të mëdha në paraqitjen e saj fizike, duke iu nënshtruar disa operacioneve kirurgjikale.

Një gjë të tillë, Bella e ka bërë, pasi sipas saj ndihej mjaft e pasigurtë për shkak të peshës trupore dhe disa tipareve në fytyrën e saj.

Në një intervistë për “Cosmopolitan.com”, Bella ka theksuar se vetullat e saj nuk ishin ashtu siç ajo dëshironte.

Ndërkohë në vitin 2001 supermodelja u diagnostifikua me infeksionin e lëkurës të quajtur “Lymes disease”.

Pavarësisht të gjithë kritikave që ka pasur për pamjen e saj, sot Bella Hadid është një nga femrat më të kërkuara në fushën e modelingut, duke u shndërruar në imazhin e firmave më të njohura në botë.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al