7 Dhjetor, 2020

Supermodelja 51-vjeçare nuk le vend për imagjinatën, “ndez” rrjetin me poza nudo


Supermodelja daneze, Helena Christensen ka provuar se nuk njeh moshë.

51-vjeçarja “ndezi” rrjetin me foto teksa pozoi nudo e shtrirë në divan.

Helena Christensen nuk la vend për imagjinatën me imazhet ku ekspozoi format e saj elegante trupore, që çdo femër do i kishte zili.

Supermodelja tregoi edhe njëherë se mosha për të është thjesht një numër dhe vazhdon të ruajë freskinë e rinisë.

Ajo ka pozoi pak ditë për markën e njohur “Victoria’s Secret”, 24 vite pasi bëri debutimin e saj të parë në pasarelë me kompaninë në 1996.

Ajo shfaqet përkrah yjeve të tjerë të Victoria’s Secret, si  Chanel Iman, Candice Swanepoel dhe Jasmine Tookes.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al