7 Shtator, 2019

Suksesi i radhës për Klaudia Pepën, bëhet pjese e televizionit të famshëm italian


Pas pjesëmarrjes së saj në “Amici”, ku edhe shkëlqeu dhe u pikas si një balerinë e shkëlqyer, duket se sukseset nuk kanë fund për të.

Është fjala për Klaudia Pepën, e cila ndarë së fundmi në rrjete sociale një video ku shfaqet duke kërcyer në ambientet e televizionit Mediaset.

Veshur sport dhe duke bërë prova, Pepa ka ndarë video e foto nga studiot e televizionit gjigand.

Balerina ka vendosur që të mos zbulojë më shumë rreth projektit të saj të ri, duke i lënë fansat të presin deri në postimin e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al