26 Shkurt, 2018

Studim / Çiftet që janë më pak aktivë në rrjetet sociale janë më të lumtur


Në ditët e sotme çiftet bëjnë vazhdimisht publikime në rrjetet sociale, për jetën e tyre në çift, shpeshherë këtë gjë e bëjnë disa herë brenda ditës.

Sidoqoftë, një studim i ri tregon se ata të cilët nuk shpërndajnë foto apo statuse në rrjete sociale për lidhjen e tyre, janë më të lumtur.

Studimi thekson se është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të jeni krenar për personin që dashuroni, por thotë se ekziston një lidhje mes asaj se sa vërtetë jeni lumtur dhe sa shpesh postoni diçka vetëm për t’u dukur e lumtur.

Në përgjithësi, njerëzit të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë më fatlum sepse përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale është i ndërlidhur me depresion, pasi i nxit njerëzit t’i krahasojnë jetët e tyre me të tjerëve.

Kur jeni të lumtur dhe të dashuruar, ju nuk keni shumë kohë të postoni statuse apo të ngarkoni selfie.

Pra, hulumtimet tregojnë se ata që janë të kënaqur me lidhjet e tyre nuk kanë nevojë të kërkojnë ndjenja të përmbushjes në internet, sepse janë të lumtur si çift dhe nuk kanë nevojë t’ia dëshmojnë askujt këtë.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al