1 Mars, 2018

Studim befasues: Prania e bashkëshortit në sallën e lindjes lehtëson dhimbjet


Gjesti i mbajtjes se dorës gjate lindjes, nuk është vetëm një veprim i bukur.

Sipas shkencëtarëve prania e personit që doni çliron disa enzima që ul presionin e gjakut ankthit dhe ju mbron nga dhimbja.

Në studimin e universitetit të Kolorados morën pjesë 20 çifte të cilët u testuan me disa tuba me ujë të nxehtë të cilat ju lidhën tek duart.

Çiftet u testuan dy herë njëherë me bashkëshortet e tyre dhe njëherë vetëm.

Në përfundim rezultoi se kur femrat qëndruan me partnerët e tyre gjatë eksperimentit e vlerësuan me 52% më pak të dhimbshëm eksperimentin në krahasim kur qëndruan vetëm.

Gjithashtu pasi qëndruan pranë të dashurave të tyre arritën ta vlerësonin më mirë dhimbjen e kaluar nga femra.

Autori i studimit Dr. Pavel Goldstein shprehet se në momentin e mbajtjes se duarve truri i çifteve sinkronizohet dhe dhimbja ndahet tek te dy palët.

Sipas tij ndarja e momenteve të dhimbshme midis çifteve krijon një marrëdhënie më të fort mes tyre, pasi të dy palët arrijnë të vlerësojnë siç duhet dhimbjen që kalojnë./in/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al