21 Dhjetor, 2017

Stine në after party me Gracielën, për herë të parë jetë nate pasi u bënë prindër


“Ma more zemrën” ishte kënga që e shpërbleu me kupë Ernest Dukën (Stine) në finalen e “Kënga Magjike 2017”. Dhe, natyrisht, që për kupën duhej festuar, ndaj ai nuk i tha “jo” festës që Ardit Gjebrea organizoi për këngëtarët pas shpalljes së fitueses. Ndryshe nga artistët e tjerë që kishin ardhur vetëm në after party, Stine u fotografua pranë Gracielës, partneres dhe nënës së vajzës së tyre.

Kjo është hera e parë që ata dalin për jetë nate pasi u bënë prindër, ndërkohë që i rikthehen kohës kur Stine ishte pjesëmarrës në spektaklin e kërcimit “Dance with me”. Në atë periudhë Graciela shfaqej gjithmonë në krah të Stines, si një mbështetëse e përkushtuar e karrierës së tij./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al