27 Korrik, 2022

Stilin e ‘vajzës elegante dhe chic’ në Paris nuk e bën askush më mirë se Rita Ora


Alexa play “Sous le Ciel de Paris” të Edith Piaf…

Kjo këngë epike franceze do i rrinte shumë për shtat Rita Orës në udhëtimin e saj të fundit në kryeqytetin francez që është i mbushur me asgjë më shumë se me stil dhe elegancë.

Sigurisht në këtë udhëtim në qytetin e dashurisë artistja nuk ndodhet vetëm por me të fejuarin e saj Taika Waititi. Prej andej ajo ka ndarë foto të shumta në rrjetet sociale për t’i mbajtur fansat të update-uar dhe të gjithë u fiksuan me veshjet e Ritës. Një nga veshjet e saj ka qenë ky fustan i tejdukshëm:

Artistja zgjodhi ngjyrat klasike, ato të tokës dhe e kombinoi fustanin me një palë taka të zeza shumë të larta. Ajo kishte vendosur shumë aksesorë që përfshinin disa unaza të trasha dhe byzylykë të zinj. 

Flokët i kishte lënë kaçurrela natyrale ndërsa makeup i thjesht dhe pa ekzagjerime. Fundja fustani nuk lë vend për më shumë ekstravagancë. 

Në një nga fotot e postuara nga Rita, regjisori i ‘Thor’, Taika,  u pa duke biseduar me artistin Alejandro Jodorowsky. Taika dukej shumë elegant me pantallona të zeza dhe një këmishë bezhë të zbukuruar me detaje guacke të verdha dhe blu.

Një tjetër veshje që Rita zgjodhi për në ‘qytetin e dritave’ ishte ky seti me printe blu i përbërë nga fundi, një crop-top dhe një këmishë. Duke veshur shapka me platformë, Rita tha me shaka se ajo ende mund të përfitonte shumë nga pamjet për tu dukur bukur, pavarësisht se sa ‘të pista’ ishin shapkat e saj.

E çara në njërën këmbë i shtoi sensualitetin kësaj veshje të cilën ajo e kombinoi me shumë bizhuteri.

Ja edhe një foto në kullën Eiffel:

Pak nga magjia e Parisit shkrepur nga Rita:

Nëse doni të dini më shumë rreth Parisit klikoni këtu:

Qyteti i dritave dhe i dashurisë- Çfarë e bën Parisin kaq të veçantë dhe ndryshe nga të tjerët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al