20 Gusht, 2021

“S’të eci me këngën, tani po bëni lojë sikur jeni ndarë me Andin”/ Melisa Lleshi i kthehet keq ndjekëses në Instagram: Njerëz të fëlliqur…


Kohët e fundit, ish-konkurrentët e “Për’puthen” që dolën çift nga programi po akuzohen se e gjitha ka qenë një lojë dhe se mes tyre nuk ka pasur ndjenja të vërteta. Melisa Lleshi dhe Andi Shehu kohët e fundit kanë ngritur sërish dyshimet se gjërat mes tyre nuk janë mirë dhe se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes.

melisa lleshi (5)

23-vjeçarja publikoi dje dy foto në llogarinë e saj, të cilat morën pëlqime dhe komente të shumta. Mirëpo një ndjekëse i shkroi: “S’të eci me këngën, tani po bëni lojë sikur jeni ndarë me Andin”.

Melisës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe vendosi që t’i përgjigjej publikisht, duke shkruar: “Nuk e kam ditur që më ndjekin njerëz të fëlliqur me mendje aq të ligët. Shkoni mor merruni me punët e juaja, mos më ndiq fare sa rrini më lodhni trurin me budallalliqet e juaja. Na jeni bo të gjithë profesorë jete. Eccc se e dini rrugën nga me shku”.

melisa lleshi (4)

Pavarësisht përgjigjes së Melisës, ndjekës të tjerë mendojnë njëlloj për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, pasi dikush tjetër i komentoi: “Thjesht mos na bëni si fmi se u lodhëm me këtë farë shoëbiz-i”.

Pak kohë më parë, Melisa nuk e ndiqte më Andin dhe madje fshiu të gjitha fotografitë që kishte me të në Instagram-in e saj. Të njëjtën gjë bëri edhe Shehu në Instagram-in e tij.

melisa lleshi (3)

Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Iu vu pika muhabetit!”, shkroi Melisa në atë kohë.

Megjithatë, nuk zgjati shumë dhe vetëm një ditë pas kësaj deklarate, Lleshi sqaroi se mes tyre kishte ndodhur thjesht nëj zënkë dhe se tani ishin sërish bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

melisa lleshi (2) andi shehu melisa lleshi (1) andi shehu melisa lleshi (3) andi shehu melisa lleshi (2) andi shehu melisa lleshi (5) andi shehu melisa lleshi (7) andi shehu melisa lleshi (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al