19 Prill, 2024

“Sot per 26 vjetor po martohemi”- Pas ndarjes me Egli Takon, Olsi Bylyku i jep fund beqarisë? Këngëtari shton dyshimet me veprimin e fundit (Foto)


Aktori dhe këngëtari i njohur Olsi Bylyku së fundmi ka nxitur dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë, disa muaj pas ndarjes nga Egli Tako.

Ditën e djeshme ai ka festuar 26-vjetorin e lindjes, ndërsa ka ndarë me ndjekësi një foto të tij në Instagram.

Ajo që ra në sytë e publikut shkrimi që Olsi ka bërë krahas fotos, duke nxitur aludimet se në ditën e tij të lindjes ai është martuar, ndonëse një romancë e re nuk është konfirmuar nga ana e këngëtarit.

“Ti ndoshta nuk e di, por kam shumë vite që flej në mendje me ty pavarsisht se sot për 26 vjetor po martohemi”- ka shkruar ai, duke mos treguar më shumë.

Megjithatë nuk dihet nëse me të vërtetë Olsi është martuar, apo këngëtari po paralajmëron ndonjë projekt të ri muzikor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al