4 Mars, 2019

Skena që kishim humbur, si zihej Agron Shehaj me rojen e hotelit, i cili ndalonte Ylli Manjanin të futej


Kjo skenë që shihni në foto i përket ditës së protestës së opozitës së bashkuar, përpara Kryeministrisë. Siç dihet dhe siç e kemi ndjekur në media, protesta ishte masive, por pati edhe skena dhune.

Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, që, për hir të së vërtetës, i shpërndau menjëherë protestuesit. Me sytë e skuqur, të gjithë vraponin të gjenin ndonjë vend ku të shpëtonin nga gazi.

Këtë gjë bëri edhe Ylli Manjani, i cili me sy të skuqur u drejtua për në “Rogner”, vend që e frekuenton vazhdimisht. Por roja nuk e lejoi të futej për arsye se kishte dyndje njerëzish që kërkonin të futeshin brenda.

U desh ndërhyrja e Agron Shehajt, i cili ndodhej brenda ambienteve për të bërë të mundur që Manjani të futej brenda në “Rogner” dhe të shpëtonte nga efektet e gazit lotsjellës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al