7 Shkurt, 2024

“S’ke këllqe përdor femrat”/ Donaldi reagon ashpër ndaj Albit dhe Rozës: Po të fliste Romeo për jetën e asaj do…


Romeo Veshaj dhe Albi Nako gjatë primet të mbrëmjes së djeshme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment koreografi e akuzoi aktorin se po përdor vajzat pasi nuk mund të përballet dot vetëm.

Çdo gjë nisi pasi Roza Lati i tha moderatorit se s’ka argumenta dhe përdor femrat për të bërë lojë, duke vënë theksin tek flirtet e tij me Heidi Bacin.

Po ashtu Albi Nako iu drejtua Romeos duke i thënë se “je pa këllqe dhe se fyen”.

Duket se këto deklarata të papritura e kanë zhgënjyer Romeo Veshajn, i cili iu përgjigj duke i thënë se “je i kamufluar”.

Mirëpo së fundmi rreth këtyre deklaratave ka reaguar vëllai i Romeos, Donald Veshaj përmes një postimi në InstaStory.

Mes të tjerash aktori ka “thumbuar” Rozën teksa tha se nëse Romeo do të fliste për jetën e saj do të bëhej një problem kombëtar.

Përsa i përket koreografit, Donaldi u shpreh se ai jep mendimin e tij vetëm kur merr një sinjal nga opinionisti, duke treguar se produksioni mban anën e Albit.

Ta bëj dhe unë njëherë opinionistin se s’më gjen gjë. Romeo paska frikë të merret me goca kur më shumë debate ka me goca. Një gocë ia përmend jetën jashtë dhe vetëm se nuk iu kthye me të njëjtën monedhë paska frikë dhe mungesë argumenti. 

Imagjinoni të kishte folur Romeo për jetën e asaj, do ishte bërë problem kombëtar, por nuk e diskuton kush këtë.  Romeo vetëm ofendon kur Romeos i thonë që nuk je burrë se futesh në muhabete grash, kur muhabetet e grave vdesin ta përmendin për puci -puci dhe e ftojnë në debat. 

Romeo thotë që mbroj njerëzit e mi! A gabim, ti mbron njerëzit jo bën strategj. Jo është mirë ti mbrosh etj etj.  A se harova, mirë që u morën mungesat sot që kuptuam se koreografi qenka aty dhe paska pas mendime të tjera kur rrinte mes shokësh, por mendimin e vet e jep vetë kur merr sinjal nga opinionisti. Hajde dhe ca duartrokitje tani për këtë që shkruajta dhe pse nuk duhen.”– ka shkruar Donaldi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al