22 Tetor, 2020

Skandali tradhtisë/ Modelja shkon të sqarohet me bashkëshortin, por e aktorja turke e rreh në mes të restorantit, rrezikon burg


Aktorja e famshme turke Tuba Unsal po përballet me 1 vit burg për shkak të skandalit të tradhtisë, që ka “pushtuar” titujt e mediave rozë.

Modelja spanjolle, Elisabeth Mas Vall ngriti padi ndaj saj pasi pretendon se 38-vjeçarja e rrahu në një restorant kur e kapi mat me bashkëshortin e saj.

Elisabeth Mas Vall shkoi në një restorant luksoz disa kohë më parë për të folur me bashkëshortin e saj Caner Karaloglu, i cili e tradhtoi me aktoren turke, por ajo përfundoi e dhunuar nga të dy, Tuba dhe Caner.

Modelja e famshme kërkoi ngriti padi ndaj bashkëshortit dhe aktores turke.

Karaloglu rrezikon deri në 5 vite burg për sulm dhe fyerje, ndërsa Undaj rrezikon 1 vit burg.

Në padinë e ngritur, Vall pretendon se aktorja e tërhoqi nga flokët dhe e goditi.

Sipas një raporti mjekoligjor modelja mori dëmtime në pjesën e pasme të kokës dhe në shpatullën e djathtë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al