7 Shkurt, 2024

“S’kam asgjë provokative”- Në një lidhje me Bardhin në BBVIP”, a do të ndërhyjë në mes ish i dashuri i Sarës? Flet banori: E kam parë historinë…


Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Ish-missi ka nisur një lidhje dashurie me Bardhi Idrizin në shtëpi, ndërsa në klipin e prezantues Beba tregoi se ka qenë në një lidhje me një ndër banoret brenda shtëpisë, por pa zbuluar emrin e vajzës.

Megjithatë u kuptua nga të gjithë banorët se bëhet fjalë për Sarën, pasi lidhja e tyre 9 vite më parë ka qenë publike, ndërsa modelja ka qenë edhe pjesë e një videoklipi muzikor të tij.

Teksa po bisedonte me banorët, Meriton Mjekiqi e pyeti atë se pse foli për lidhjen e tij me Sarën në klipin e tij prezantues, ndërsa Endrik u shpreh se nuk do të ndërhyjë në lidhjen e ishit me Bardhin, po përkundrazi do ta respektojë romancën e tyre.

E kam parë historinë që është krijuar këtu. Historia që kam pasur unë është para shumë vitesh. S’kam asgjë provokative, unë të gjithë këtu do t’i respektoj, i vlerësoj të gjithë si njerëz. Nuk do të ndërhyj. Është një gjë që dihet. Kur të dalësh do e kuptosh pse e kam thënë”, tha ai.

Ndërsa vetë Sara teksa po fliste me partnerin e saj me të cilin nisi lidhje në BBV, Bardhin, u shpreh se: “Nuk dua të nxitohem sepse familja ime sheh dhe ka qenë shumë e lënduar nga çfarë ka bërë ai”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al