22 Prill, 2019

“S’ka më bukur”, ish-kryetarja e Kuvendit publikon foton familjare


Tani që nuk është në politikën aktive, duket se ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka më shumë kohë për të kaluar me familjen e saj.

Topalli herë pas here publikon fotografi të ndryshme në profilet e saj në rrjetet sociale, me familjarët e saj.

Ditën e sotme, Jozefina publikoi një foto ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, Megi dhe Genari.

“Sërish bashkë”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit bashkëngjitur me foton ku ata shfaqen në plazh dhe kanë një qen. Kjo fotografi ka marrë shumë pëlqime dhe komente ku e përgëzojnë për familjen e bukur.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, Topalli publikoi fotografi nga momenti i diplomimit të djalit të saj, Genarit, ku e cilësoi një ditë shumë të bukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al