19 Tetor, 2017

‘’Situata nuk duket aspak mirë’’- Adi Krasta ironizon zhvillimet politike në Shqipëri?


 

Moderatorin Adi Krasta nuk e kemi parë në asnjë televizion për këtë sezon, që pas lajmit mjaft të bujshëm se programi i tij në Top Channel nuk do të jepej më për shkak të një mosdakordësie me drejtuesit. Por vetëm para pak minutash ai ka postuar një status në Facebook me një nga performacat live të Eneda Tarifës gjatë sezonit të kaluar , ku  këngëtarja ka kënduar pjesë nga kënga e famshme italiane e Celentanos:’’La situazione non e buona’’ , që në shqip ka domethënien : ‘’Situata nuk duket aspak mirë’’.

Nuk e dimë nëse kjo është një ironi e hollë e njeriut të televizionit Krasta referuar gjendjes aktuale në Shqipëri , zhvillimeve të fundit apo është thjesht shprehje e një nostalgjie mbi emisionin që për fat të keq nuk është më.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al