23 Shkurt, 2018

Situata del jashtë kontrollit! Pas ofendimeve të rënda, Fatos Shoshi shkon për sherr në banesat e Blunt dhe Real 1 (FOTO)


Nga postimt e fundit të këngëtarëve, duket se sherri mes Ledri Vulës, Faton Shoshit, Gjikosh dhe dyshes Real1 e Dj Blunt, ka filluar të dalë jashtë kontrollit.

Pasi kanë ofenduar rëndë Ledrin dhe Gjikon, Blunt e Real 1 tashmë janë kapur edhe me menaxherin e Ledrit, Faton Shoshin të cilin e kanë sharë në një seri videosh në “Instastorie”.

Por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq dhe u ka shkuar në banesën e tyre, të paktën kështu na ka treguar ai në rrjetin social “Instagram”.  Ai ka postuar videon në të cilën shihet tek dera e banesës së Real, e pastaj tek ajo e Blunt, duke kërkuar që të dalin jashtë, por dyert nuk i janë hapur.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al