8 Shkurt, 2023

Sipas Jay-Z, Beyoncé e meritonte albumin e vitit Grammy: Ajo ka ndryshuar energjinë e botës


Pavarësisht se Beyoncé bëri histori këtë vit, si këngëtarja me më shumë çmime Grammy, si publiku ashtu edhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, duket se nuk janë të lumtur.

Çmimi “Albumi i Vitit” shkoi për Harry Styles për “Harry’s House” këtë vit, shumë fansa të Beyonce-s shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale pasi prisnin që çmimi t’i shkonte “Renaissance”. Të njëjtin mendim ndau edhe bashkëshorti i saj, i cili duke folur për “Tidal” për albumin e Beyonce, përmendi arsyet pse mendon se ajo e meritonte çmimin Grammy. “Shikoni çfarë ka bërë për kulturën. Shikoni si ka ndryshuar energjia e botës”, tha ai, duke shtuar më pas “të gjithë po e dëgjojnë albumin e saj nëpër klube, nuk mendoj se e kam parë këtë më parë. I gjithë albumi, të gjitha këngët”.

Jay-Z ishte gjithmonë pranë saj në ndarjen e çmimeve Grammy. Ku Beyonce arriti të fitojë çmimin e 32-të të karrierës së saj.

Në veçanti, ajo fitoi çmime në kategoritë “Performanca më e mirë tradicionale R&B”, “Regjistrimi më i mirë elektronik”, “Kënga më e mirë e shkruar për mediat vizuale”, “Kënga më e mirë R&B” dhe “Rekordi më i mirë kërcimi elektronik”.. /abcnews.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al