31 Mars, 2018

Sinan Hoxha tregon takimin e parë mes Andrrës dhe mamasë së tij: Ka qenë skandal…


Dashuria mes këngëtarit shumë të dashur për publikun shqiptar, Sinan Hoxha, me bashkëshorten e tij Andrra Destani ka shkaktuar mjaft kureshtje.

Mbrëmë Sinani ka qenë i ftuar në emisionin “Boom”, ku ka treguar sesi ka qenë takimi i parë i mamasë së tij me Andrrën. Sipas tij takimi i tyre nuk ka qenë dhe aq i mirë.

“Takimi i parë ka qenë skandal. Mamaja ime mezi e priste, ç’të të them!? Takimi i parë, sapo hyn kjo [Andrra] mamaja ime fillon të qajë dhe merr e i puth dorën. Mua komplet më ra tavani sipër kokës. Mamaja ime t’i puthte dorën Andrrës? E mora shumë keq, nuk e di. Edhe sot e kësaj dite mamaja ime bëhet palë me Andrrën, ‘Ej!’, – thotë. ‘Ka lënë Gjermaninë ka ardhur në Tiranë për ty”, u shpreh Sinani.

Ndërkohë çifti sot ka edhe një djalë me emrin Ansi.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al