12 Janar, 2019

Sidrit Bejleri, nga dimensioni human tek ai romantik, publikon “Yllin e bukurisë”


Sidrit Bejleri, një nga këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe asaj operistike, sapo ka publikuar këngën me titull “Yll i bukurisë”, të cilës i ka prezantuar edhe videoklipin.

Klipi i këngës është punuar nga “Pro Video”, për muzikën është përkujdesur vetë Sidriti, ndërsa kënga është prodhim i produksionit Shpëtim Saraçi, duke bërë kështu një bashkëpunim të suksesshëm shkodranësh.

Klipi i Këngës “Ylli i bukurisë” tashmë është në “Youtube” dhe mund të shikohet nga fansat e Sidritit. Tashmë, Sidriti, jo vetëm si artist, i qaset publikut edhe në një dimension tjetër, atë të një qytetari të përgjegjshëm i cili sensibilizon për problematikat sociale, si pjesë e përhershme e programit “Shqiptarët për Shqiptarët”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al