19 Prill, 2019

Si rrallëherë/ Eni Çobani shfaqet pa pikë makijazhi, ja si duket juristja e njohur (FOTO)


Ajo prej vitesh është një nga juristet më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Eni Çobanin, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.

Eni publikon foto apo video nga rubrika saj “Shihemi në gjyq” si dhe nga jeta private, ku nuk kalojnë pa marrë komente pozitive nga ndjekësit.

Në postimet e saj të ndryshme, juristen e njohur jemi mësuar që ta shohim të kuruar në çdo detaj. Por së fundmi ajo i ka surprizuar fansat teksa është shfaqur pa make-up, thjesht ujë e sapun.

Në foton e publikuar në “Instagram”, Çobani shfaqet e veshur sport me një kapelën në kokë dhe pa pikë makijazhi. Eni duket sërish bukur dhe ndjekësit e kanë komplimentuar shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al