10 Prill, 2022

Si rrallëherë, Almeda Abazi publikon videon e të birit duke folur shqip


Sikurse ka pranuar Almeda Abazi u flet fëmijëve të saj edhe turqisht edhe shqip.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video të të birit Efehan teksa ai flet shqip. Bukuroshja shqiptare ka kaluar fundjavën me fëmijët e saj në park dhe ka shfrytëzuar rastin të ndajë me të gjithë ndjekësit disa video të ëmbla.

“Kush jam unë, Efe?”- e pyet modelja të birin i cili i thotë: “Mami”. Më pas ajo i drejtohet: “Të dua shumë!”, teksa Efe përsërit pas saj. Kjo është një nga videot shumë të rralla të Efes në gjuhën shqipe.

 

Almeda jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman. Përveç fëmijëve, Almeda përpiqet t’i mësojë edhe partnerit, traditat e gjuhën tonë. Madje shpesh Tolgahan shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke treguar se ka përparuar goxha falë ndihmës së Almedës.

Çifti e ka vizituar shpesh vendin tonë dhe jo më larg se verën e kaluar ata zgjodhën jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre të pushimeve.

Dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al