19 Qershor, 2023

Si qëndron e vërteta e marrëdhënies së Shakirës dhe Lewis Hamilton? Flasin burimet pranë dyshes


Shakira dhe Lewis Hamilton kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të shumë përfolur mes tyre. Së fundmi dyshja janë parë në takime me njëri-tjetrin dhe ndonëse janë munduar ta mbajnë sa më private, prezenca e tyre nuk kalon pa u vënë re.

Shakira dhe Lewis Hamilton u prezantuan nga një mik i përbashkët

Ka pasur spekulime se ata janë duke u takuar, një burim i brendshëm tregoi se “ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e njohjes me njëri-tjetrin”.

Pas kësaj ata janë fotografuar bashkë në një jaht, ndërsa janë parë edhe duke darkuar bashkë në vende të ndryshme.

E gjithë ‘zhurma’ nisi kur ata filluan të shoqëroheshin në Gran Prix të Barcelonës, ku Lewis Hamilton fitoi vendin e dytë.

Pas ndeshjes, ata janë parë duke darkuar së bashku falë një postimi në Instagram të Mustafa Poetit. Në foto, Lewis Hamilton kishte mbështjellë krahun e tij rreth belit të Shakirës.

Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar e as mohuar lidhjen e tyre. Por spekulimet për lidhjen në këtë moment janë goxha të shumta, pasi që të dy janë vazhdimisht në fokusin e paparacëve për tu parë bashkë nga momenti në moment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al